U nënshkrua Kontrata për Projektin:” Stabiliteti socio-ekonomik…”

26.12.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, kryetari i Shoqatës së Bisneseve në Suharekë, z. Shaqir Palushi dhe Valentin Hoxha, drejtor i Projektit, kanë nënshkruar sot kontratën për realizimin e Projektit ” Stabiliteti socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”. Projekt ky i cili financohet nga Engagement Global dhe në […]

U nënshkrua Kontrata për Projektin:” Stabiliteti socio-ekonomik…” Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, kryetari i Shoqatës së Bisneseve në Suharekë, z. Shaqir Palushi dhe Valentin Hoxha, drejtor i Projektit, kanë nënshkruar sot kontratën për realizimin e Projektit ” Stabiliteti socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”.

Projekt ky i cili financohet nga Engagement Global dhe në emër të Ministrisë federale Gjermane për Bashkëpinim dhe Zhvillim Ekonomik –BMZ.

Ky projekt do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB, Gjermani. Siç parashihet në Kontratë, projekti synon të krijoj kushtetë qëndrueshme të jetesës dhe kushte më të mira socio-ekonomike për familjet e minoriteteve etnike pakicë dhe ato shumicë në Kosovë.