U mbajtë sesioni informues për grante në Komunën e Suharekës

25.01.2019

Në sallën e e Kuvendit komunal në Suharekë, Ministria e Zhvillimit Rajonal së bashku me nënkryetaren e komunës së Suharekës, znj. Mihrije Suka me AZHR Jug me Drejtorin Z. Nderim Bytyqi, mbajtën sesion informues për Skemën e Granteve ”Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”. Qëllimi i sesionit ishte informimi i ndërmarrësve të rinj dhe bizneseve […]

U mbajtë sesioni informues për grante në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Në sallën e e Kuvendit komunal në Suharekë, Ministria e Zhvillimit Rajonal së bashku me nënkryetaren e komunës së Suharekës, znj. Mihrije Suka me AZHR Jug me Drejtorin Z. Nderim Bytyqi, mbajtën sesion informues për Skemën e Granteve ”Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”.

Qëllimi i sesionit ishte informimi i ndërmarrësve të rinj dhe bizneseve me lidhur me këtë Thirrje për Aplikim.

Të drejtë aplikimi kanë ndërmarrësit e rinj, si dhe bizneset ekzistuese, sipas loteve të mëposhtme:

Lot 1 – Ndërmarrësit e rinj (2,000 – 5,000 EUR)
Lot 2 – Bizneset e reja deri 2 vjet (5,000 – 15,000 EUR)
Lot 3 – Bizneset më të vjetra se 2 vjet (15,000 – 25,000 EUR)

Bashkëfinancimi i aplikantëve duhet të jetë prej 10 – 40%. Fondi total për këtë skemë të granteve është 2,4 milion EUR. Afati i fundit për aplikim 22.02.2019.

Në emër të MZHR-së prezentimin e këtyre granteve e bëri Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug në bashkëpunim me komunën e Suharekës.