U emërua kryetar i PDK-Suharekë, kjo është pasuria e Dardan Berishës

15.11.2022

Partia Demokratike dega në Suharekë ditë më parë ka emëruar kryetarin e saj të ri, Dardan Berisha. Berisha aktivitetin e tij në politikë e ka filluar si kryetar i rinisë në nëndegën e Gjinocit, kryetar i rinisë në degë, dy mandate asambleistë dhe shef i grupit të asambleistëve, anëtar i kryesisë dhe sekretar organizativ i […]

U emërua kryetar i PDK-Suharekë, kjo është pasuria e Dardan Berishës Foto: Ilustrim

Partia Demokratike dega në Suharekë ditë më parë ka emëruar kryetarin e saj të ri, Dardan Berisha.

Berisha aktivitetin e tij në politikë e ka filluar si kryetar i rinisë në nëndegën e Gjinocit, kryetar i rinisë në degë, dy mandate asambleistë dhe shef i grupit të asambleistëve, anëtar i kryesisë dhe sekretar organizativ i degës, ka bërë që të marrë besimin e shumicës për ta udhëhequr degën e PDK-së në Suharekë.

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij në muajin e tretë të vitit 2021, Dardan Berisha kishte deklaruar një shtëpi banimi 30,000 euro, truall 150,000 euro, tokë pune 2,000,000 euro.

Poashtu, Berisha ka deklaruar edhe një veturë të cilën e ka blerë dhe kap vlerën prej 6,000 euro, shkruan SuharekaOnline.

Dardan Berisha, kryetar i PDK-Suharekë, në vitin 2021 ka deklaruar 5,000 euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ndërsa sa i përket të hyrave vjetore ai ka deklaruar pagën e mësimdhënësit në vlerë prej 447.00 euro dhe 192.00 euro nga Komuna.