Turma e madhe në QKMF-Suharekë për t’u vaksinuar, Forumi rinor i LDK-së: Agresion ndaj shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve!

18.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës. Aktualisht personat mbi 65 vjeç janë duke u vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërsa sot në oborrin e QKMF – Suharekë është krijuar një turmë e madhe përgjatë pritjes për t’u vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19. Për këtë gjendje ka […]

Turma e madhe në QKMF-Suharekë për t’u vaksinuar, Forumi rinor i LDK-së: Agresion ndaj shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve! Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Aktualisht personat mbi 65 vjeç janë duke u vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Ndërsa sot në oborrin e QKMF – Suharekë është krijuar një turmë e madhe përgjatë pritjes për t’u vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Për këtë gjendje ka reaguar Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, ku e kanë quajtur agresion ndaj shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve.

Në reagim thuhet se personat e moshave të shtyera bëjnë deri në katër herë vajtje-ardhje në QKMF dhe se nuk janë të pakta rastet kur kthehen pa u vaksinuar.

“Turmat e mëdha të qytetarëve tanë të shtyrë në moshë, nënkuptojnë rrezik të ri të përhapjes së virusit Covid-19!”.

“Papërgjegjësia dhe paaftësia e drejtorisë së QKMF-së, për të vendosur rend e rregull, po shndërrohet në maltretim për qytetarët dhe rrezikim të shëndetit publik”, thuhet në reagimin e forumit rinor të LDK-së.