Tri sfidat që do ta përcjellin Bali Muharremaj gjatë vitit 2023!

  • 07.01.2023
Tri sfidat që do ta përcjellin Bali Muharremaj gjatë vitit 2023!

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në konferencën për media të mbajtur me 27 dhjetor 2022, ka vlersuar se viti që kemi lënë pas ka qenë njëri ndër vitet më të suksesshme pë Komunën e Suharekës.

Ai ndër tjerash ka theksuar se Suhareka përveç që ka qenë kampion në futboll, basketboll, sipas Muharremajt Suhareka ka qenë kampione në kulturë, ekonomi e shumë fusha të tjera.

Përveç punëve që janë finalizuar dhe atyre që kanë filluar në vitin 2022, Muharremaj ka përmendur edhe sfidat të cilat do ta përcjellin atë gjatë vitit 2023, shkruan SuharekaOnline.


I pari i Suharekës, Bali Muharremaj thekson se në vitin 2023 për të janë tri sfida të cilat do ta përcjellin gjatë këtij viti, e të cilat janë:

1. Ndërtimi i shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”

Gjendja aktuale e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”- Suharekë.

2. Ndërtimi i stadiumit të futbollit

Gjendja aktuale e stadiumit – Suharekë

3. Ndërtimi i sallës sportive.

Gjendja aktuale e sallës sportive “13 Qershori” – Suharekë

“Për mua sfidë do të jetë ndërtimi i shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” që lënda vazhdon edhe më tutje në OSHP, ku vlera është 3 milion euro, sfidë për mua si kryetar është edhe stadiumi i qytetit që me të vërtetë klubi i FC Ballkanit nuk e meriton me lu në këtë stadium, pasi që merr pjesë në gara evropiane, njëashtu sfidë jetë edhe një sallë sportive me kapacitetet më të mëdha, pasi që nuk mundemi me i zhvillu ndeshjet ndërkombëtare, që klubi i Yllit veç merr pjesë në garat evropiane, kështu që këto janë tri sfidat për mua që do të jenë në vitin 2023″ tha Muharremaj.

Këto e shumë punë të tjera Muharremaj tha se do të realizohen në bashkëpunim me qytetarët dhe qeverien e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pyetur se si do të bëjë zgjidhje për këto tri projekte që ai i konsideron sfida, Muharremaj tha se për shtëpinë e kulturës duhet të kthehet pasi që lënda është në OSHP dhe se Komuna e Suharekës do të vazhdojë me procedurat.

Ndërsa, sa i përketë stadiumit të qytetit Muharremaj tha se Komuna e Suharekës e ka marr një pronë, e cila është dhënë nga ish-qeveria e Republikës së Kosovës, prona e Ballkanit ku është e planifikuar fusha e futbollit, fushta e basketbollit, duke shtuar se është i paraparë edhe tregu javor, eko-regjioni, hidro-regjioni dhe zjarrëfiksat.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë