Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Suharekë

05.09.2021

Të shtunën është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Skënderbeu, saktësisht te rrethi i tranzitit në Suharekë. Sipas pamjeve bëhet e ditur që në aksident janë përfshirë dy vetura. Lidhur me rastin Policia e Kosovës bënë të ditur se rreth orës 14:45 ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës […]

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Suharekë Foto: Ilustrim

Të shtunën është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Skënderbeu, saktësisht te rrethi i tranzitit në Suharekë.

Sipas pamjeve bëhet e ditur që në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës bënë të ditur se rreth orës 14:45 ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.