‘Trasparenca e komunave 2022’, Suhareka me 79.83 pikë renditet e 16-ta nga 38 komuna
- 24.05.2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur konferencë për medie ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës.
Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.
Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.
Nga 38 komuna, Komuna e Suharekës me 79.83 pikë është renditur e 16-ta.
Komuna Suharekë | Indeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2022 |
Porkurorimi Publik në nivel komunal | 15 pikë nga 15 pikë |
Buxhetimi dhe financat publike | 9.23 pikë nga 15 pikë |
Qasja në dokumente dhe informacionin publik | 12.69 pikë nga 15 pikë |
Pjesëmarrja publike | 9.00 pikë nga 15 pikë |
Grantet dhe Subvencionet | 7.78 pikë nga 10 pikë |
Etika Profesionale dhe Konflikti i Interesit | 8.00 pikë nga 10 pikë |
Menaxhimi i pronës komunale dhe Ankandet | 10 pikë nga 10 pikë |
Ndërmarrjet organizatat komunale | 8.13 pikë nga 10 pikë |
Pikët e përmbledhura për komunë | 79.83 pikë |
