Transparenca e Komunës së Suharekës, arritjet dhe ngecjet në periudhën janar-qershor 2021

01.10.2021

Sipas raportit të KDI-së Komuna e Suharekës, gjate periudhës vlerësuese janar – qershor 2021 ka rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues krahasuar me vitin 2020. Derisa në vitin 2020 komuna e Suharekës kishte përmbushur vetëm 72.92 % të indikatorëve gjatë periudhës vlerësues aktuale ka një rritje prej 80.68 % të përmbushjes së indikatorëve vlerësues. Nga […]

Transparenca e Komunës së Suharekës, arritjet dhe ngecjet në periudhën janar-qershor 2021 Foto: Ilustrim

Sipas raportit të KDI-së Komuna e Suharekës, gjate periudhës vlerësuese janar – qershor 2021 ka rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues krahasuar me vitin 2020.

Derisa në vitin 2020 komuna e Suharekës kishte përmbushur vetëm 72.92 % të indikatorëve gjatë periudhës vlerësues aktuale ka një rritje prej 80.68 % të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.

Nga dyzet e katër (44) indikatorë, ka rezultuar që në tridhjetë e katër (34) indikatorë të jetë transparente, në tre (3) me transparencë të pjesshëm si dhe në shtatë (7) indikatorë tjerë të mos ofrojë transparencë fare. Në vlerësimin e përgjithshëm, nga 88 pikë sa është maksimalja e vlerësimit, komuna e Suharekës është vlerësuar me shtatëdhjetë e një (71) pikë apo vetëm 80.68 % kjo komunë ka arritur t’i përmbushë indikatorët vlerësues gjatë kësaj periudhe.

Informimi i qytetarëve për punën e kuvendit të komunës mbetet parakusht për përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse. Të obliguar në ofrimin e materialeve përcjellëse për pikat e rendit të ditës, jo secili kuvendit i komunës ka arritë të përmbushë një obligim të tillë ligjor.

Kësisoj, as komuna e Suharekës nuk ka arritë të përmbushë këtë obligim ligjor, duke u vlerësuar me zero pikë në këtë indikator. Po ashtu, komuna e Suharekës është vlerësuar me zero pikë edhe në disa indikatorë tjerë përshfirë: mos publikimi i gjitha dokumenteve në gjuhët zyrtare, mos publikimi i Planit të punës së kryetarit të komunës për vitin 2021, mos azhurnimi i ueb faqes zyrtare në gjitha gjuhët zyrtare.

Po ashtu, komuna e Suharekës ka vazhduar të mos ofroj publikut qasje edhe në listën e pronave të dhëna me qira, nuk ka ofruar të dhënat në formatin “Open Data”, nuk ka siguruar një linjë telefonike pa pagesë për qytetarët e komunës, mos ofrimi i listës së hollësishme të shërbimeve që ofron institucioni.

Komuna e Suharekës, pjesërisht transparente është treguar edhe në këta tre (3) indikatorë: mos publikimi i detajeve biografike për gjithë anëtarët e kuvendit të komunës si dhe në njoftimeve në kohë për seancat e kuvendit të komunës, nuk ka afruar një mekanizëm shtesë përcjellës për të mbikqyrë të statusit të kërkesave të parashtruara nga ana e qytetarëve si dhe nuk ka ofruar një listë trë hollësishme të ofrimit të shëbrimeve nga ana e institucionit përkatësisht shumë drejtori komunale, nuk kanë një informatë të tillë.