Transparenca e Komunave, Suhareka shënon progres, renditet e 16-ta

07.05.2021

Viti 2020 nuk ishte një vit i zakonshëm për asnjë qeveri, proces apo qytetar. Ashtu si i gjithë globi, Kosova u përball me pandeminë COVID-19 dhe efektet anësore të saj. Viti 2020, më shumë se kurrë, ngriti rëndësinë e transparencës. Kjo transparencë shtrihet përtej publikimit të dokumenteve të prokurimit duke përfshirë gjithashtu qytetarët, publikimin për […]

Transparenca e Komunave, Suhareka shënon progres, renditet e 16-ta Foto: Ilustrim

Viti 2020 nuk ishte një vit i zakonshëm për asnjë qeveri, proces apo qytetar. Ashtu si i gjithë globi, Kosova u përball me pandeminë COVID-19 dhe efektet anësore të saj.

Viti 2020, më shumë se kurrë, ngriti rëndësinë e transparencës. Kjo transparencë shtrihet përtej publikimit të dokumenteve të prokurimit duke përfshirë gjithashtu qytetarët, publikimin për diskutim të projektbuxheteve dhe agjendave për diskutim, publikimin e raporteve të shpenzimeve, publikimin e dokumentacionit që lidhet me grante dhe subvencione dhe gjithashtu krijimin e mekanizmave për raportimin e korrupsionit dhe sjelljes jo etike.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në raportin Indeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2020 për 38 komuna të Kosovës, e ka radhitur Komunën e Suharekës në vendin e 16 me gjithsej 78.38 pikë nga 100 të mundshme.

Në krahasim me vitin 2019 Komuna e Suharekës ka shënuar progres ku nga vendi i 20-të sa ishte renditet e 16-ta. Ndërsa në vitin 2018 Komuna e Suharekës renditej e 22-ta.