Transparenca e Komunave korrik-dhjetor – Suhareka shënon rënie, renditet e 14-ta

17.01.2023

KOsova Democratic Institut (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar 𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor). Komunat janë vlerësuar në gjithsejt 48 indikatorë specifikë që […]

Transparenca e Komunave korrik-dhjetor –  Suhareka shënon rënie, renditet e 14-ta Foto: Ilustrim

KOsova Democratic Institut (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar 𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor).

Komunat janë vlerësuar në gjithsejt 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien në raport me qytetarët e tyre.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, Komuna e Suharekës nga gjithsej 38 komuna të Kosovës është renditur e 14-ta me 85.42%, ka shënuar rënie për transparencë komunale, duke krahasuar me 6 muajt e parë të vitit 2022 ku ishte e renditur e 12-ta.

Ndërsa, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparecës në Kosovë janë: komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %), komuna e Drenasit, Gjakovës, Kamenicës, Pejës dhe Prishtinës me nga 87 pikë (90.63 %), komuna e Mitrovicës së Jugut me 86 pikë (89.58 %) dhe ajo e Podujevës me 84 pikë (87.5 %).

Ndërkaq, komunat që qëndrojnë më se keqi në raport me transparencën janë ajo e Zveçanit me 43 pikë (44.79%), e Novo Bërdës me 37 pikë (38.54 %), e Parteshit me 35 pikë (36.46%) dhe e Zubin Potokut me 33 pikë (34.38 %).

Është për t’u vlerësuar fakti se gjatë gjysëms së dytë të vitit 2022, 82% e të gjitha komunave të Kosovës (31 komuna) kanë shënuar progres në transparencë krahasuar me periudhën e parë të vitit 2022. Vetëm 4 komuna kanë shënuar regres dhe 3 të tjera kanë pasur performacë të njejtë sikur në gjysmën e parë të vitit 2022.

Rritjen më substanciale e kanë shënuar : komuna e Shtimes me 25 pikë, pra nga 55 pikë sa kishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 në 80 pikë për gjashtëmujorin e dytrë të vitit 2022. Pas saj përmirësim të ndjeshëm kanë shënuar edhe komuna e Obiliqit me një rritje prej 23 pikësh, komuna e Klinës dhe Vushtrrisë me një rritje prej 17 pikëve, si dhe komuna e Deçanit me një rritje prej16 pikëve krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.