Transparenca e Komunave Janar-Qershor, Suhareka shënon progres, renditet e 12-ta

  • 02.08.2022
Transparenca e Komunave Janar-Qershor, Suhareka shënon progres, renditet e 12-ta

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën janar – qershor 2022.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në raportin Transparometrin Komunal për 38 komuna të Kosovës për muajt janar-qershor 2022, e ka radhitur Komunën e Suharekës në vendin e 12-të me gjithsej 73 pikë nga 100 të mundshme.


Në krahasim me vitin 2021 Komuna e Suharekës ka shënuar progres ku nga 71 pikë ka arritur në 73 pikë.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Rahovecit me 83 pikë apo 94.32%, komuna e Gjakovës me 80 pikë apo 90.9%, komuna e Kamenicës dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me nga 78 pikë apo 88.63%, komuna e Lipjanit, Pejës, Podujevës dhe Prishtinës me nga 77 pikë apo 87.5%, komuna e Drenasit, Kaçanikut si dhe Prizrenit me nga 76 pikë apo 86.36%. Në anën tjetër, komunat që kanë treguar nivel më të ultë në përpushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Zveçanit dhe Kllokotit me nga 45 pikë apo 51.13%, komuna e Fushë Kosovës, Novo Bërdës, Ranillugut, Parteshit si dhe Zubin Potokut me nga 44 pikë apo 50 %.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë plotë 23 komuna të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Shtërpcës nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Deçanit, komuna e Skenderajt, Fushë Kosovës, Hanit të Elezit, Klinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skenderajt dhe Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obliçit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbetet ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë