‘Transparenca e komunave 2019’, nga 38 komuna Suhareka renditet e 20-ta në raportin e KDI’së

11.01.2021

Në vitin 2019, për të dytin vit me radhë, Kosova shënoi progres të dukshëm në transparencën e prokurimit publik si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisë. Kjo transparencë shtrihet përtej publikimit të dokumenteve të prokurimit duke përfshirë gjithashtu qytetarët, publikimin për diskutim të projektbuxheteve dhe agjendave për diskutim, publikimin e raporteve të […]

‘Transparenca e komunave 2019’, nga 38 komuna Suhareka renditet e 20-ta në raportin e KDI’së Foto: Ilustrim

Në vitin 2019, për të dytin vit me radhë, Kosova shënoi progres të dukshëm në transparencën e prokurimit publik si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisë.

Kjo transparencë shtrihet përtej publikimit të dokumenteve të prokurimit duke përfshirë gjithashtu qytetarët, publikimin për diskutim të projektbuxheteve dhe agjendave për diskutim, publikimin e raporteve të shpenzimeve, publikimin e dokumentacionit që lidhet me grante dhe subvencione dhe gjithashtu krijimin e mekanizmave për raportimin e korrupsionit dhe sjelljes jo etike.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në raportin Indeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2019 për 38 komuna të Kosovës, e ka radhitur Komunën e Suharekës në vendin e 20 me gjithsej 76.45 pikë nga 100 të mundshme.

Në krahasim me vitin 2018 Komuna e Suharekës ka shënuar ngritje për 21.03 pikë apo për 37.7%.

Sipas raportit të KDI-së Komuna e Suharekës në transparencën e prokurimit publik ka marr 17.70 pikë nga 30 të mundshme dhe renditet e 23-ta, në transparencën buxhetore Suhareka ka marr 25 pikë nga 25 të mundshme dhe renditet si e para, në shtyllën Informimi dhe pjesëmarrja e publikut Suhareka ka marr 15 pikë nga 15 të mundshme dhe renditet si e para, shkruan SuharekaOnline.

Komuna SuharekëVendiPikë
Transparenca e prokurimit publik2317.70
Transparenca buxhetore125
Informimi dhe pjesëmarrja e publikut115
Grantet dhe financimi302.50
Etika profesionale dhe
konflikti i interesave
246.25
Qasja në dokumente publike/10

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.