Trajtimi i qenëve endacak, sinjalizimi dhe shenjëzimi i rrugëve… – Krejt çfarë u diskutua në KKSB-Suharekë
- 10.02.2023

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi gjatë ditës së premte ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2023.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2023 në të cilën janë diskutuar 5 pika të rendit të ditës, raporton SuharekaOnline.
Kryesuesja e këtij takimi, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ka hapur takimin duke miratuar rendin e ditës, i cili u votua nga të gjithë përfaqësuesit e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan janë:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës;
3. Ushtrimi i kontrollit më tё shpeshta të trafikut rrugor për tё zvogëluar aksidentet me fatalitet;
4. Organizimi i trajnimit për mbrojtje nga zjarri me nxënësit e shkollave
5. Trajtimi i qenve endacak.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, në fjalën e tij Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Suharekës dhe të sigurisë së trafikut rrugor.
Për të gjitha temat më pastaj janë dhënë edhe rekomandimet, si:
1. Të raportohen rastet në polici dhe të vazhdohet bashkëpunimi me policinë dhe ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë.
2. Të bëhet sa më parë sinjalizimi dhe shenjëzimi i rrugëve, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik.
3.Të bëhet sensibilizimi i nxënësve nëpër shkolla për mbrojtje nga zjarri,
4. Të shtohet kujdesi ndaj qenëve endacak, të vetëdijesohen qytetarët në trajtimin e tyre.