Testi i Maturës në Suharekë, asnjë rast i kopjimit dhe përdorimit të telefonave

21.06.2022

Nga MASHTI kanë njoftuar se Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit ishin të angazhuar rreth 1600 administrues. Ndër të tjera, Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga […]

Testi i Maturës në Suharekë, asnjë rast i kopjimit dhe përdorimit të telefonave Foto: Ilustrim

Nga MASHTI kanë njoftuar se Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit ishin të angazhuar rreth 1600 administrues.

Ndër të tjera, Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave, pra mbi 100 nxënës.

E lidhur me ndonjë parregullsi të tilla, si ajo e kopjimit apo përdorimit të telefonave, për SuharekaOnline ka folur drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Bajselmani ka thënë se në komunën tonë në Provimin e Maturës nuk ka pasur asnjë rast të tillë dhe asnjë problem.

Ai ka shtuar se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit dhe se organizimi ka qenë shumë i mirë.

Gjithashtu, drejtori Bajselmani ka theksuar se vlenë të përmendet se nuk ka pasë asnjë rast të përdorimit të telefonave.

Drejtori i DKA-së në Suharekë ka bërë të ditur se publikimi i rezultateve të Provimit të Maturës pritet të dalin më 27 qershor.