Arrestohet një 23 vjeçar i dyshuar për tentim grabitje në Suharekë

16.12.2021

Deri sa ishin në venin e punës në lokalin afarist i cili gjendet nē rrugën Brigada 123 ne Suharekë rreth orës 14:35, aty është futur një person mashkull rreth 22 vjeç i cili fillimisht ishte i interesuar për një produkt për të blerë, më pas ai nga xhepi ka nxjerr një thikë, ku nën kërcimin […]

Arrestohet një 23 vjeçar i dyshuar për tentim grabitje në Suharekë Foto: Ilustrim

Deri sa ishin në venin e punës në lokalin afarist i cili gjendet nē rrugën Brigada 123 ne Suharekë rreth orës 14:35, aty është futur një person mashkull rreth 22 vjeç i cili fillimisht ishte i interesuar për një produkt për të blerë, më pas ai nga xhepi ka nxjerr një thikë, ku nën kërcimin e armesë se ftoftë (thikës) ka tentuar të kryejë veprën penale grabitje.

Viktimat të shqetësuara kanë bërtitur policia, policia, ku i dyshuari është larguar nga lokali pa arritur të merr diçka, po ashtu ne ketë rast viktimat nuk kanë pësuar lëndime.

Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë pas një pune operativo/taktike si dhe analizimit të video inçizimeve të kamerave kanë arritur që të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë te dyshuarin V.B mashkull/Kosovar i lindur më 1998.

I dyshuari gjatë grabitjes thikën të cilën e ka përdorur e kishte fshehur ne lagjen ,,Fidanishte,, ne Suharekë, ku njësitet policore gjatë kontrollit e te dyshuarit te cilën e kishte lënë në podrum në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një thikë,
• një oc sprej,
• një palë dorëza,
• një maska anti-covid dhe
• një palë pantallona

Sendet e sekuestruara i dyshuari i kishte në momentin e kryerjes së veprës penale të grabitjes ne Suharekë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku në tërësi e ka pranuar veprën penale të grabitjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.