Të premtën vaksinimi kundër COVID-19 mundësohet edhe në fshatin Tërrnje

25.11.2021

Në kuadër të këtyre aktiviteteve për vaksinim kundër COVID-19, edhe në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës të premtën u mundësohet banorëve të vaksinohen. Ekipi i mjekëve për vaksinim kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion nesër më 26 nëntor nga ora 13:00 deri në ora 15:00. Ata banorë që janë të interesuar mund të […]

Të premtën vaksinimi kundër COVID-19 mundësohet edhe në fshatin Tërrnje Foto: Ilustrim

Në kuadër të këtyre aktiviteteve për vaksinim kundër COVID-19, edhe në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës të premtën u mundësohet banorëve të vaksinohen.

Ekipi i mjekëve për vaksinim kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion nesër më 26 nëntor nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Ata banorë që janë të interesuar mund të shkojnë dhe të vaksinohen.

Ndërkaq, sot nga ora 13:00 në këtë fshat do të shkojë një ekip i mjekëve për një ligjëratë rreth vaksinimi dhe anëve pozitive të tij.