Auditori për Komunën e Suharekës: Dobësi në të hyrat, mallra dhe shërbime, investime kapitale, subvencionimin e OJQ-vë…

15.07.2021

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2020 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se ky institucion ka dobësi në: të hyrat, mallrat dhe shërbimet dhe komunalitë , subvencione dhe transfere, investime kapitale, dobësi në menaxhimin e pasurisë, dobësi në menaxhimin e të arkëtueshmëve. Dobësi në subvencionimin e OJQ-vë Në fushën […]

Auditori për Komunën e Suharekës: Dobësi në të hyrat, mallra dhe shërbime, investime kapitale, subvencionimin e OJQ-vë… Foto: Ilustrim

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2020 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se ky institucion ka dobësi në: të hyrat, mallrat dhe shërbimet dhe komunalitë , subvencione dhe transfere, investime kapitale, dobësi në menaxhimin e pasurisë, dobësi në menaxhimin e të arkëtueshmëve.

Dobësi në subvencionimin e OJQ-vë

Në fushën e subvencioneve dhe transfere shpalosim gjetjet si në vijim: Rregullore MF–nr. 04/2017 mbi Kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve – Kapitulli II – Neni 6 – Plani vjetor i mbështetjes financiare, paragrafi 1 specifikon: Ofruesit e mbështetjes financiare përgatisin pjesën e planit vjetor të mbështetjes financiare për OJQ-të më së largu 30 ditë pas miratimit të buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës dhe i dërgojnë atë zyrës përkatëse për qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Komuna nuk kishte përgatitur planin vjetor të financimit, respektivisht të subvencionimit të OJQ-ve, të njëjtin do të duhej ta dorëzonte në zyrën për qeverisje të mirë pranë zyrë së kryeministrit. Kjo ka ndodhur për shkak të kujdesit jo të duhur dhe volumit të punëve nga zyrtarët përkatës. Sipas të njëjtës rregullore Kapitulli II – Neni 7 – Kapacitetet institucionale pika 4 – Ofruesi i mbështetjes financiare duhet të emërojë zyrtarin përgjegjës apo të themelojë ekip të veçantë për secilën kontratë të lidhur me OJQ-të përfituese, me qëllim të monitorimit të zbatimit të projektit/programit si dhe vlerësimit të përmbushjes së objektivave dhe arritjes së rezultateve të parapara[]. Ndërsa pika 3. Ofruesi i mbështetjes financiare duhet të themelojë Komisionin e Ankesave, i cili do të merret me trajtimin e ankesave eventuale të aplikantëve[].

Komuna nuk kishte emëruar zyrtar apo ekip për monitorimin e realizimit të projektit të financuar nga vet komuna që realizohet nga OJQ[*], si dhe nuk kishte formuar komision për shqyrtimin e ankesave siç kërkohet në nenet e rregullores së MF. Kjo ka ndodhur për shkak të mos familjarizimit të duhur me rregulloren nga zyrtarët përkatës, respektivisht të mosnjohjes së duhur të kërkesave të rregullores.

Financimi i OJQ-ve pa plan mund të ketë për pasojë financimin e projekteve me më pak prioritet, e si rrjedhojë ndikon që të mbeten pa u realizuar projektet me prioritet dhe me rëndësi më të madhe për publikun. Mos emërimi i monitoruesit të realizimit të projektit të financuar, ndikon potencialisht në mosrealizim të tij, në formën, kohën, mënyrën dhe cilësinë e paraparë. Po ashtu, mos emërimi i komisionit të ankesave ka ndikuar në imazhin jo të mire të Komunës për shkak të mosbesimit të publikut, dhe zvogëlon transparencën e procesit.

RaportiAuditimit_K_SU_2020_Shqip-1_watermark

Mos konfiskimi i sigurimit të tenderit

Sipas nenit 57 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik – Sigurimi i tenderit- Siguria e tenderit që është depozituar nga tenderuesi do të konfiskohet, në rast se tenderuesit në fjalë i është dhënë kontrata përkatëse në bazë të tenderit të tij dhe tenderuesi pastaj refuzon ose dështon: (ii) që të përmbushë çfarëdo kushti tjetër që ishte specifikuar në dosjen e tenderit, para nënshkrimit të kontratës përkatëse.

Në procedurën e prokurimit “Instalimi dhe Sanimi i ndriçimeve publike “, komisioni i vlerësimit të ofertave dhe menaxheri i zyrës së prokurimit kanë vendosur të shpërblejnë me kontratë operatorin ekonomik me ofertën në vlerë prej 158,204€ (oferta më e ulët). Në kërkesën e Komunës drejtuar OE për dorëzimin e dëshmive të kërkuara në pikën 6.4 (kërkesat e përshtatshmërisë) të dosjes së tenderit respektivisht vërtetimi nga ATK, vërtetimi nga gjykata dhe vërtetimit të tatimit në pronë, OE nuk i është përgjigjur dhe për këtë arsye është eliminuar. Komuna ka vazhduar me procedurën e tenderimit duke mos konfiskuar sigurinë e tenderit në vlerë prej 2,500€, ndërsa ka shpallur fitues operatorin e dytë me radhë, në shumë prej 188,341€.

Komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm sipas pikës 8 të nenit 57 të LPP-së e që do duhej të njoftojë OE për konfiskimin e sigurisë së tenderit. Kjo ka ndodhur për shkak të situatës pandemike vështirësive financiare për operim normal të bizneseve ofertuese.

Parregullsi në planifikimin e kërkesave dhe menaxhimin e kontratës

Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik si dhe Rregullat dhe udhëzuesi për prokurimin publik, përcaktojnë kriteret për menaxhimin e kontratës. Sipas pikës 61.19 (b) të RRUOPP një nder përgjegjësit e menaxherit të projektit do duhet të “sigurojë se operatori ekonomik kryen kontratën në përputhje me termat dhe kushtet e specifikuara në kontratë”. Gjatë ekzaminimit fizik të punëve në teren të projektit “Ndërtimi i urave në komunë – Leshan, Reshtan, Studenqan –Tërnje, Suharekë (Mulliri i Beqës)”, në vlerë prej 134,914€, kemi vërejtur që ishinpranuar dhe paguar punë të cilat nuk ishin realizuar.

Kemi identifikuar se pozicioni i ofertës financiare sipas kontratës 1.6.1 (Furnizimi, transporti, punimi, vendosja dhe ngjyrosja e rrethojës, parmakëve të urës sipas standardeve me profile, tuba të çeliktë S275) i përcaktuar në total për katër ura me vlerë 5,740€ (si sasi 4,592kg) nuk ishte realizuar në tersi sepse në njërën nga urat (te Mulliri i Beqës në Suharekë) nuk ishin të vendosura parmakët.

Ndonëse sipas raportit përfundimtarë të menaxherit të projektit dhe organit mbikëqyrës dt.12.11.2020 të gjitha pozicionet janë përfunduar dhe pranuar sipas kontratës dhe është paguar situacioni i pestë, si pagesë përfundimtare.
Dobësitë e identifikuara kanë ndodhur si rezultat i mungesës së kontrollit në planifikimin fillestarë me paramasë dhe parallogari nga njësia kërkuese (ku parmakët janë vendosur në kilogram dhe vlerë të cilat gabimisht ishin llogaritur vetëm për tri ura) dhe menaxhimit jo të mirë të kontratës respektivisht pranimit të punimeve nga komisioni mbikëqyrës ku nuk ishte precizuar se njësit janë harxhuar dhe një urë ka mbet pa u përfunduar.

Dobësi në menaxhimin e pasurisë

Neni 6 i rregullores për Menaxhimin e pasurisë jo financiare nr.023/2013 përcakton që: “Çdo organizatë buxhetore duhet të krijoj dhe azhurnoj regjistrin e pasurive jo financiare që i ka në menaxhimin e saj. Regjistri duhet të mbahet ndaras për çdo pasuri dhe në formë të agreguar sipas kategorive të klasifikuara në bazë të planit kontabël. Sipas nenit 22 pika 1 – zhvlerësimi i pasurive bëhet sipas metodës drejtvizore.

Sipas nenit 18 pika 3 – Organizatat buxhetore duhet të kontrollojnë së paku njëherë në vit pasurinë jo financiare për të vërtetuar dhe vlerësuar gjendjen faktike të pasurisë jo financiare dhe një aktivitet tjetër që i paraprinë inventarizimit
është se komuna duhet nxjerr udhëzim të brendshëm sipas nenit 19 pika 5. Pasuritë duhet të vlerësohen duke marrë parasysh zhvlerësimin që është grumbulluar nga momenti i blerjes së pasurisë.
Nga testimet tona konstatuam si në vijim:
-Kryetari ka emëruar komisionin e inventarizimit në QKMF[*] me dt.18.11.2020 i cili nuk ka arritur të kryej inventarizimin e pasurisë jo financiare për vitin 2020;

  • Krahasuar me vitin e kaluar Komuna ka avancuar në regjistrimin e pasurisë jo kapitale nën 1,000€. Mirëpo prapë
    kemi identifikuar se pasuria e evidentuar në regjistrin e brendshëm të QKMF dhe asaj të regjistruar në softuerin epasuria nuk përputhet në vlerë prej 147,040€ (si pajisjekarrige, monitorë etj.). Kjo vlerë e pasurisë ka mbet e
    paregjistruar në regjistrin e- pasuria dhe nuk është prezantua në PFV; dhe
  • Për pasurin nën 1,000€ nuk është bërë përllogaritja e shpenzimeve të zhvlerësimit për vitin 2020, dhe zhvlerësimi i akumuluar nuk është i plotë për shkak të mosfunksionimit të softuerit e-pasuria.
    Mangësitë e identifikuara janë rezultat i kujdesit jo të duhur të komisionit të inventarizimit, pastaj regjistrimi jo i plot i pasurisë ka ndodhur për shkak të mos kompetencës së zyrtarit përkatës që regjistron pasurinë sepse ai nuk ka ndjekur trajnimet lidhur me softuerin e-pasuria. Po ashtu, zhvlerësimi nuk është llogaritur për shkak të mirëmbajtjes së dobët të softuerit e-pasuria. Komuna ka kontaktuar mirëmbajtësit e sistemit por pa ndonjë rezultat pasi sistemi mirëmbahet nga MAP.