Të arrestuarit në Mushtisht, vodhën 30 bidon naftë në sasi prej 600 litrave

02.04.2022

Me datë 01 prill 2022, rreth orës 21:00, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht të Suharekës. Pas pranimit të informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arritur që patrulla policore ti ndaloi në flagrancë të […]

Të arrestuarit në Mushtisht, vodhën 30 bidon naftë në sasi prej 600 litrave Foto: Ilustrim

Me datë 01 prill 2022, rreth orës 21:00, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht të Suharekës.

Pas pranimit të informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arritur që patrulla policore ti ndaloi në flagrancë të dyshuarit :
J. A., 1988 m/sh/k
R. A., 1980 m/sh/k dhe
L. A.,1998

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku në cilësinë e provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar: Gjithsej tridhjetë (30) bidon të mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar nafta i është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë.

Rasti është duke u hetuar!