Suka: Komuna e Suharekës, do të ndaj fond për raste të dhunës në familje, që viktimat të trajtohen dinjitetshëm

16.06.2021

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i mekanizmit kundër dhunës në familje. Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, dje kanë mbajtur takimin e dytë me radhë për vitin 2021, ku temë diskutimi ishte “Analizimi i përgjithshëm i rasteve të dhunës në familje në gjashtë-mujorin e parë për vitin 2021”. Habibe Bytyçi, e cila […]

Suka: Komuna e Suharekës, do të ndaj fond për raste të dhunës në familje, që viktimat të trajtohen dinjitetshëm Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i mekanizmit kundër dhunës në familje.

Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, dje kanë mbajtur takimin e dytë me radhë për vitin 2021, ku temë diskutimi ishte “Analizimi i përgjithshëm i rasteve të dhunës në familje në gjashtë-mujorin e parë për vitin 2021”.

Habibe Bytyçi, e cila edhe është koordinatore e këtij mekanizmi, e hapi takimin dhe i njoftoi anëtarët me rendin e ditës e cila më pas fjalën i’a dha nënkryetares së Komunës, Mihrije Suka.

Nënkryetarja pasi ka përshëndetur të pranishmit, më pas ka shtuar se: “Angazhime të tilla janë shembuj për të mirë, në të mirë jo vetëm të femrave por edhe për mbarë familjen, ku nga këto takime dalin konkluzione të frytshme në të mirë të shoqërisë sonë në përgjithësi”.

Po ashtu nënkryetarja Suka ka shtuar se: “Komuna e Suharekës, do të ndaj fond për raste të dhunës në familje, që viktimat të trajtohen dinjitetshëm”.

Më pas nënkryetarja ka folur edhe për pozitën e femrës në përgjithësi.

Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka shtuar se këtë vit kemi tendencë rritje të rasteve të dhunës, por të menagjueshme, në suaza të normales.

Edhe anëtarë të tjerë, përfaqësues të institucioneve lineare, dhanë kontributin e tyre në këtë tryezë domethënëse.

Në fund të takimit u dhanë edhe këto rekomandime: Koordinim ndër-komunal Suharekë-Prizren; Të ri-publikohen njoftimet në web zyrtar të Komunës për Ndihmën Juridike Falas; Të shqyrtohet mundësia për hapjen e një qendre të trajtimit shëndetësor-mendor, në Suharekë; Të ofrohet arsimim i mesëm falas për të rritur, për t’i ri-integruar.