Suhareka mirëpret mërgimtarët, ua liron parkingun në disa lokacione

14.12.2022

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Po ashtu […]

Suhareka mirëpret mërgimtarët, ua liron parkingun në disa lokacione Foto: Ilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Po ashtu edhe hapësira e Tregut Javor, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (e martë), raporton SuharekaOnline.

Postimi i plotë:

Nga 15 Dhjetor 2022 deri 15 Janar 2023 në oborrin e Komunës së Suharekës dhe të Tregut Javor, do të
lejohet shfrytëzimi parkingut, për mërgimtarët tanë.
Pushime të mbara të vendlindje.
Bali Muharremaj