Suharekë: Votohet rregulloja e re për ndarjen e bursave

30.01.2019

Kuvendi i Komunës së Suharekës, sot në mbledhjen e parë për këtë vit, ka shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës. Ndër pikat që u votua ishte edhe shqyrtimi i projekt-Rregullores për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës. Në këtë takim me të gjitha votat pro dhe me […]

Suharekë: Votohet rregulloja e re për ndarjen e bursave Foto: Ilustrim

Kuvendi i Komunës së Suharekës, sot në mbledhjen e parë për këtë vit, ka shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës.

Ndër pikat që u votua ishte edhe shqyrtimi i projekt-Rregullores për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës.

Në këtë takim me të gjitha votat pro dhe me vetëm një votë kundër u votua rregullorja e re për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës, e cila u plotësua me disa kërkesa që gjatë një pauze u dhanë nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Neni 8 dhe Neni 9 i rregullores së mëparshme ka pësuar ndryshime në të mirë të nxënësve dhe studentëve.