Suharekë, vetëm në muajin tetor dhe dy javët e para të nëntorit ndodhën 11 vjedhje
- 15.11.2021
- 0 komente
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit tetor ndodhën 4 vjedhje.
Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë periudhës Tetor dhe Nëntor 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.
Për këtë periudhë kohore, pra brenda muajit tetor dhe dy javët e para të muajit nëntor në Komunën e Suharekës kanë nodhur hiç më pak se 11 raste të vjedhjes.
Në muajin tetor u raportuan 7 vjedhje dhe në dy javët e nëntorit u raportuan 4 raste të tilla.
Leave a Reply