Suharekë, vetëm në dy muajt e fundit u raportuan 20 vjedhje

05.05.2022

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave. SuharekaOnline […]

Suharekë, vetëm në dy muajt e fundit u raportuan 20 vjedhje Foto: Ilustrim

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë muajit mars dhe prill 2022 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Brenda kësaj periudhe kohore në Komunën e Suharekës kanë nodhur hiç më pak se 20 raste të vjedhjes.

Në dy javët e para të muajit mars ndodhën 5 vjedhje, ndërkaq në dy javët e fundit të muajit ndodhën 8 vjedhje. Ndërsa, në dy javët e para të prillit u raportuan 3 raste të vjedhjes, kurse në dy javët e fundit u raportuan 4 të tilla.

MuajiNr. i vjedhjeve në
Komunën e Suharekës
Dy javët e paraDy javët e fundit
Mars 20221358
Prill 2022734
Total20812