Suharekë, vazhdon rritja e numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti!

25.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e pesnioneve për […]

Suharekë, vazhdon rritja e numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 635persona, raporton SuharekaOnline.

Duke krahasuar këtë numër me atë të muajve të kaluar rezulton se numri i personave të kësaj kategorie që përfitojnë nga kjo skemë është rritur.

Muaji, viti 2022Nr. i veteranëve – Suharekë
Janar1.625
Shkurt1.633
Mars1.632
Prill1.625
Maj1.626
Qershor1.624
Korrik1.626
Gusht1.626
Shtator1.625
Tetor1.623
Nëntor1.628
Dhjetor1.635
Burimi: ASK