Suharekë, vazhdon fushata “16 ditë aktivizëm” kundër dhunës në familje

01.12.2020

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm”, kundër dhunës me bazë gjinore, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, zyrtarja për barazi gjinore znj.Habibe Bytyqi gjatë ditës së martë kanë vizituar institucione të ndryshme që lidhen me fushatën kundër dhunës në familje. Sot është vizituar stacioni i Policisë së Kosovës në Suharekë dhe Qendra për […]

Suharekë, vazhdon fushata “16 ditë aktivizëm” kundër dhunës në familje Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm”, kundër dhunës me bazë gjinore, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, zyrtarja për barazi gjinore znj.Habibe Bytyqi gjatë ditës së martë kanë vizituar institucione të ndryshme që lidhen me fushatën kundër dhunës në familje.

Sot është vizituar stacioni i Policisë së Kosovës në Suharekë dhe Qendra për Punë Sociale.

Gjatë vizitës në këto dy institucione ndër tjera është biseduar lidhur me rastet e paraqitura të dhunës në këto institucione.

Në këto takime, nënkryetarja znj.Suka, edhe një herë ritheksoi se dhuna është e pa pranueshme dhe ne si institucione do të ndikojmë që këto dukuri negative të minimizohen.

Po ashtu nënkryetarja potencoi se do të jenë pranë çdo rasti të dhunës duke i mbështetur në forma të ndryshme në kuadër të institucioneve.