Suharekë, u ankua për mospërputhje të votave, PZAP ia refuzon ankesën kandidatit të AAK-së për asamble

08.11.2021

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Suharekës ka dalur fituese Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 12 ulëse në Asamblenë Komunale. 24 orë pas shpalljes së rezultateve, kandidatët për kuvende komunale kanë pasur mundësi të parashtrojnë ankesa rreth procesit zgjedhor. Një ankesë të tillë e ka bërë edhe kandidati për asamble […]

Suharekë, u ankua për mospërputhje të votave, PZAP ia refuzon ankesën kandidatit të AAK-së për asamble Foto: Ilustrim

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Suharekës ka dalur fituese Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 12 ulëse në Asamblenë Komunale.

24 orë pas shpalljes së rezultateve, kandidatët për kuvende komunale kanë pasur mundësi të parashtrojnë ankesa rreth procesit zgjedhor.

Një ankesë të tillë e ka bërë edhe kandidati për asamble komunale në Suharekë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arlind Hajdari.

Në ankesën e bërë nga Hajdari e pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) thuhet se ankuesi pretendon se në vendvotimet VV 2430A/01R, VV 2430A/02R, VV 2417A/01R, VV 2417A/02R, VV 2417A/03R, VV 2407A/01R, VV 2407A/02R, VV 2413A/01R, VV 2413A/02R, VV 2413A/03R, VV 2402A/01R, VV 2413A/02R, VV 2413 A/03R, VV 2405A/02R, VV 2405A/01R, VV 2413A/02R, VV 2413A/03R, VV 2413A/04R, VV 2418A/01R, VV2418A/02R, VV 2418A/03R, VV 2418A/04R dhe VV 2206E/03R, ka raste të mospërputhjeve të votave te subjekti i AAK-së ashtu që ka mungesë të votave për kandidatët e subjektit politik AAK pasi që sipas parashtruesit të apelit nga FRP dalin më shumë vota. Apelit i ka bashkangjitur dy deklarata të votuesve të tij si dëshmi.

PZAP-i pas praimit të apelit ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar.

“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.877/2021 i datës 04.11.2021, i paraqitur nga kandidatit për anëtarë për Kuvend Komunal në Suharekë, Arlind Hajdari, nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Prishtinë, dega në Suharekë, për Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet Lokale 2021 për Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Anr.877-Vendim