Suharekë, therret me thikë një zyrtar policor

10.01.2022

13:35Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë. Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor […]

Suharekë, therret me thikë një zyrtar policor Foto: Ilustrim

13:35Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë.

Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës. Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë.

I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët.

Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.

lajm në zhvillim

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari vazhdimisht ka bërë probleme dhe në rastin kur ka intervenuar policia ai ka sulmuar me thikë zyrtarin policor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Ndërsa për gjendjen e zyrtarit policor ai ka thënë se është jashtë rrezikut për jetë.

Siç mëson SuharekaOnline i dyshuari në fjalë në nëntor të vitit 2019 kishte sulmuar me kaçavidë një tjetër zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime të lehta. Asokohe ai ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje.