Të shtëna me armë zjarri në Gjinoc të Suharekës, policia konfiskon tre pistoleta

11.01.2022

Me datë 10 janar 2022, Stacioni policor Suharekë,ka pranuar një video incizim ku shihen tre persona duke shtëne në ajër me armë zjarri Pistoletë. Sektori i hetimeve Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur ti identifikoj te dyshuarit: Gj.M i datlindjes 1998G M i datelindjes 1996 dheA.M i datlindjes 1995 Hetuesit e stacionit policor në […]

Të shtëna me armë zjarri në Gjinoc të Suharekës, policia konfiskon tre pistoleta Foto: Ilustrim

Me datë 10 janar 2022, Stacioni policor Suharekë,ka pranuar një video incizim ku shihen tre persona duke shtëne në ajër me armë zjarri Pistoletë.

Sektori i hetimeve Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur ti identifikoj te dyshuarit:

Gj.M i datlindjes 1998
G M i datelindjes 1996 dhe
A.M i datlindjes 1995

Hetuesit e stacionit policor në Suharkë, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm i identifikojnë të dyshimtit dhe nga i dyshuari nr.2 i cili kishte komunikuar përmes telefonit me te dyshuarin nr.3 i cili ka njoftuar se te tre armët e zjarrit (Pistoletat me gaz) gjenden në objektin e zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit nr. 2.

Hetuesit policor ka dal ne vendin e ngjarjes në fshati Gjinoc,të Suharekës dhe në një aneks te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë ( Pistoletë me gaz) në cilsinë e provave materiale:

Pistolet tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator.

Pistoletë tip Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal.9mm dhe një karikator.

Pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori për krime te rënda i cili ka sugjeruar që, rasti të shkon ne procedurë te rregullt.Rasti eshte duke u hetuar.