Suharekë, të premtën betohen asambleistët e rinjë dhe kryetari i Komunës

24.11.2021

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës. Në këtë mbledhje do […]

Suharekë, të premtën betohen asambleistët e rinjë dhe kryetari i Komunës Foto: Ilustrim

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës.

Në këtë mbledhje do të bëhet zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Suharekëss.

Mbledhja mbahet në sallnë e Kuvendit të Komunës së Suharekës, e cila gjendet te parku i qytetit.

Me këtë rast do të asambleistët e rinjë do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit/ës të Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur se para tyre do ta bëjë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për vazhdimin e detyrës së Kryetarit të Komunës së Suharekës.

Partitë politike në Komunën e Suharekës në bazë të ulëseve do të kenë këtë renditje: AAK 12, LDK 9, PDK 4, LVV 4, Iniciativa e Therandës 1 dhe Nisma 1.

Më poshtë mund të gjeni rendin e ditës dhe ftesën.

FTESA