Suharekë: Sulmuan fizikisht një femër, arrestohen dy të dyshuar

22.07.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës rreth orës 01:42. Të dyshuarit […]

Suharekë: Sulmuan fizikisht një femër, arrestohen dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës rreth orës 01:42.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.