Suharekë, sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

13.08.2021

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor të Suharekës. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Rasti ka ndodhur në Suharekë në orët e hershme të mëngjesit të së […]

Suharekë, sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor të Suharekës.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Rasti ka ndodhur në Suharekë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 04:25.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.