Suharekë, shpërblimi “Emblema e artë” dhe mirënjohja “13 Qershori” i ndahet këtyre personave
- 01.07.2022
- 0 komente
Në bazë të nenit 12, paragrafi 2 të Ligjit, Nr-03/L-040, për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr-28/2008”, nenit 11, 15 dhe 29, pika 2, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, konform, Vendimeve të Kuvendit Komunal në Suharekë të miratuar në vitin 2003, për ndarjen e shpërbilimit “Emblema e artë” dhe mirënjohjen “13 Qershori”, Kuvendi i Komunës së Suharekës në mbledhjen e parafundit të mbajtur më 30 maj, ka miratuar vendimin për miratim të propozimeve të komisionit për dhënien e këtyre shpërbilmeve.

Sipas miratimit të këtij vendimi, shpërblimi “Emblema e artë” i ndahet, Bislim Zyrapi nga fshati Studençan Komuna e Suharekës.
Ndërkaq, mirënjohja “13 Qershori” i ndahet këtyre të nominuarëve: 1. Avdullah Melit Morina nga fshati Samadrexhë, (postmortum), 2. Enver Malush Zeqaj nga fshati Samadrexhë, (postmortum), 3. Shefki Muqa nga Suhareka (postmortum), 4. Afrim Dergut Sylaj nga fshati Sllapuzhan dhe 5. Qazim N. Musaj nga fshati Samadrexhë.
Pas miratimit nga ana e Kuvendit të Komunës së Suharekës, ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës.
KOMENTE0
Leave a Reply