Suharekë, rritet numri i punonjësve të arsimit që përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta

23.04.2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99. Pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin 98/99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020. Personi i pensionuar i cili ka punuar në […]

Suharekë, rritet numri i punonjësve të arsimit që përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.

Pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin 98/99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.

Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.

Përfituesit e kompensimit shtesë janë: Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.

Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se janë 12,342 përfitues.

Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se në tre muajt e parë të vitit 2022 numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.

Në muajin e janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës kanë qenë 360 punonjës të arsimit që përfituan nga ky kompensim, ndërsa në muajin shkurt ka qenë 636 dhe në muajin mars ky numër është rritur në 365 punonjës të arsimit që përfituan nga kjo skemë.

MuajtNr. i pëfituesve në Suharekë nga skema për kompensimin e
punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99
Janar 2022360
Shkurt 2022363
Mars 2022365