Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

24.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga skema e […]

Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar 19,271 persona.

Ndërkaq në bazë të të dhënave të ASK-së në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin janar të 2021’s kanë qenë 636 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar pension nga skema e lartëcekur, ndërsa në muajin shkurt kanë qenë 642 persona dhe në muajin mars ky numër është rritur në 647 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar këtë asistencë sociale.

MuajiNr. i personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës
Janar636
Shkurt642
Mars647