Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

27.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline. Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofronmbështetje financiare personave të përzgjedhur në […]

Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline.

Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron
mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr.
04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të Republikës
së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë tetëmbëdhjetë (18) deri
gjashtëdhjetë e pesë(65) vjeç. Shuma mujore e këtij pensioni është 100 €.

Duke u bazuar në statistikat e ASK-së, figuron se në muajin prill 2023, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 597 përfitues nga kjo skemë, numër më i madh krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti.

Muaji/VitiNr i përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara
Janar/2023590
Shkurt/2023592
Mars/2023590
Prill/2023597