Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

  • 02.02.2023
Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.


Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë 18 deri 65 vjeç.

Një person do të konsiderohet me paaftësi të përhershme, nëse: ofron dëshmi se është me pa aftësi të përhershme para se të aplikojë për pension, duke siguruar të gjitha dëshmitë mjekësore.

Komisioni Mjekësor vlerëson se ekziston pa aftësia e përhershme e punës te parashtruesi i kërkesës dhe vlerëson paaftësinë në kohëzgjatje për periudhën prej një, tre apo pesë vitesh.

Pas skadimit të afateve të përcaktuara personi i nënshtrohet procedurës së rivlerësimit mjekësor.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 19.419 persona.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rritje numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin dhjetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 654 persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë përfituar nga skema e pensioneve për këtë kategori, ndërsa në muajin nëntor janë regjistruar 649.

MuajiNr. i përfituesve në Suharekë nga skema e pensioneve
të personave me aftësi të kufizuara
Janar/2022606
Shkurt/2022606
Mars/2022596
Prill/2022632
Maj/2022631
Qershor/2022633
Korrik/2022635
Gusht/2022644
Shtator/2022631
Tetor/2022636
Nëntor/2022 649
Dhjetor/ 2022654
Burimi: ASK
N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë