Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

24.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline. Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga […]

Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline.

Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë regjistruar gjithsej 19.419 persona të kësaj kategorie.

Ndërsa, duke analizuar këto të dhëna bëhet e ditur se nga kjo skemë në Komunën e Suharekës në muajin dhjetor, 2022, kanë përituar 654 persona me aftësi të kufizuara.

Duke analizuar edhe më thellë të dhënat dhe duke krahasuar me muajt e kaluar të vitit paraprak rezulton se numri i personave të kësaj kategorie në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.

MuajiNumri i përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës.
Janar, 2022606
Shkurt, 2022606
Mars, 2022596
Prill, 2022632
Maj, 2022631
Qershor, 2022633
Korrik, 2022635
Gusht, 2022644
Shtator, 2022631
Tetor, 2022636
Nëntor, 2022649
Dhjetor, 2022654
Burimi: ASK