Suharekë, rritet numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të cilat marrin asistencë sociale

09.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë […]

Suharekë, rritet numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të cilat marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 2.748 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rritje numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin tetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar  71 familje që përfitojnë pensione nga kjo skemë.

Numër i njejt ishte edhe gjatë muajit gusht dhe shtator, ndërsa gjatë muajit korrik ishin 70 familje, në muajin qershor 66.

MuajiNr. i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (1-18 vjeç)
Janar58
Shkurt57
Mars70
Prill69
Maj68
Qershor66
Korrik70
Gusht71
Shtator71
Tetor71