Suharekë, rritet interesimi për vaksinim, kërkohet hapja e pikave të reja dhe vaksinim gjatë fundjavës

17.08.2021

Që nga data 07 prill 2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, në Komunën e Suharekës janë dhënë 21,582 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer. Dita ditës interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është rritur dukshëm. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e shëndetësisë dhe […]

Suharekë, rritet interesimi për vaksinim, kërkohet hapja e pikave të reja dhe vaksinim gjatë fundjavës Foto: Ilustrim

Që nga data 07 prill 2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, në Komunën e Suharekës janë dhënë 21,582 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer.

Dita ditës interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është rritur dukshëm. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Gjithashtu Kuqi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë mundësinë që të punohet edhe ditëve të fundjavës dhe hapjen e pikave të reja të vaksinimit.

“Ditëve të fundit është rritur shumë numri i qytetarëve për vaksinim. Ministria e Shëndetësisë duhet të krijojë shumë shpejtë mekanizma që do të lehtësonin procesin vaksinimit te qytetarëve si dhe mundësinë që të punohet edhe ditēve të vikendit, hapjen e pikave të reja të vaksinimit, krijimin e ekipeve në teren për vaksinim në zona të ndryshme.

Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë është e gatshme që me të gjitha kapacitetet të krijojë lehtësira në këtë drejtim, për aq sa Ministria ndryshon strategji dhe merr vendim për këtë gjë.Te nderuar qytetarë ju lutemi vaksinohuni sepse vetem vaksina na mbron nga sëmundja Covid 19″ thuhet në njoftimin e drejtoreshës Besa Kuqi.