Suharekë, rreth 500 familje përfituan nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit mars

23.04.2022

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës. Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet […]

Suharekë, rreth 500 familje përfituan nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit mars Foto: Ilustrim

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës.

Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të përcaktuara me ligj. Përjashtimisht, shfrytëzues të ndihmës sociale, mund të jenë edhe shtetasit e huaj të cilët: kanë leje qëndrimi në Kosovë, personat në cilësinë e azilkërkuesit, personat në cilësinë e refugjatit dhe personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese.

Të drejtën në ndihmë sociale në kategorinë e parë e realizon familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë më poshtë te person i/e varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, sa më i madh që të jetë
numri i anëtarëve të familjeve.

Ndërkaq, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin mars 2022, ku ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.

Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin mars 2022 në Suharekë nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 493 familje me gjithsej 2,179 anëtarë.

Muaji – Komuna e SuharekësNumri i familjeve
Janar 2022503
Shkurt 2022498
Mars 2022493
Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Suharekës
Muaji – Komuna e SuharekësNumri i anëtarëve të familjeve
Janar 20222,236
Shkurt 20222,206
Mars 20222,179
Numri i anëtarëve të familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Suharekës