Suharekë, rrahen mes vete tre nxënës në shkollë, pranojnë tretman mjekësor

11.01.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në shkollën fillore “Destan Bajraktari” në Suharekë, tre të dyshuar meshkuj, të mitur, pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete me grushte. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:00. Po ashtu, Policia bënë të ditur se të dyshuarit fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor […]

Suharekë, rrahen mes vete tre nxënës në shkollë, pranojnë tretman mjekësor Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në shkollën fillore “Destan Bajraktari” në Suharekë, tre të dyshuar meshkuj, të mitur, pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete me grushte.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:00.

Po ashtu, Policia bënë të ditur se të dyshuarit fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë intervistuar.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

“Shkolla fillore “Destan Bajraktari” Suharekë 10.01.2022. Tre të dyshuar meshkuj, të mitur, pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete me grushte. Të dyshuarit fillimisht kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.