Suharekë, rifunksionalizohet zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

24.10.2022

Tashmë në Komunën e Suharekës është rifunksionalizuar zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Këtë për SuharekaOnline e ka bërë të ditur Zyrtari Ligjor i kësaj Agjencie, Mihat Sylejmani. Ai tha se zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Suharekë, gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale, zyra nr.7. Po ashtu, […]

Suharekë, rifunksionalizohet zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Foto: Ilustrim

Tashmë në Komunën e Suharekës është rifunksionalizuar zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Këtë për SuharekaOnline e ka bërë të ditur Zyrtari Ligjor i kësaj Agjencie, Mihat Sylejmani.

Ai tha se zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Suharekë, gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale, zyra nr.7.

Po ashtu, Sylejmani ka shtuar se qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe nuk kanë mundësi financiare dhe nëse i plotësoni kriteret e kërkuara ligjore ky Agjencia do të ju ofrojë ndihmë juridike në lëmin Civile, Penale, Administrative dhe Kundërvajtëse.

Për informata dhe shërbime mund të drejtoheni qdo të Hënë, të Martë dhe të Mërkurë në objektin e QPS-Suharekë apo nëpërmjet numrit kontaktues 046 -203 – 058.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetar të komunës së Suharekës ju njoftojmë së është bërë rifunksionalizimi I zyrës moblie të Agjencis për Ndihmë Juridike Falas në Suharekë e cila gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale, zyra nr.7. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike dhe nuk keni mundësi financiare dhe nëse I plotësoni kriteret e kërkuara ligjore ky Agjencion do të ju ofrojë ndihmë juridike në lëmin Civile, Penale, Administrative dhe Kundërvajtëse.

Për informata dhe shërbime mund të drejtoheni qdo të Hënë, të Martë dhe të Mërkurë në objektin e QPS-Suharekë apo nëpërmjet numrit kontaktues 046 -203 – 058.

Me respekt!
Mihat Sylejmani – Zyrtar Ligjor
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas