Suharekë, realizohet testimi “PISA 2022”

19.05.2022

Tri shkollat e mesme të larta: Gjimnazi ”Jeta e Re“, Shkolla Profesionale ”Abdyl Ramaj”- Shirokë dhe Shkolla Teknike “Skënder Luarasi” dhe shtatë shkolla të mesme të ulëta: “ Sadri Duhla” – Duhël, “ Kongresi i Manastirit”- Studençan, ”Bajram Curri” – Nishor, “Dëshmorët e Tivarit” – Peqan, “V.P.Shkodrani”- Leshan, “Edit Durham “ – Mushtisht dhe “Naum […]

Suharekë, realizohet testimi “PISA 2022” Foto: Ilustrim

Tri shkollat e mesme të larta: Gjimnazi ”Jeta e Re“, Shkolla Profesionale ”Abdyl Ramaj”- Shirokë dhe Shkolla Teknike “Skënder Luarasi” dhe shtatë shkolla të mesme të ulëta: “ Sadri Duhla” – Duhël, “ Kongresi i Manastirit”- Studençan, ”Bajram Curri” – Nishor, “Dëshmorët e Tivarit” – Peqan, “V.P.Shkodrani”- Leshan, “Edit Durham “ – Mushtisht dhe “Naum Veqilharxhi” – Mohlan.

Udhëheqësit e projektit “PISA 2022” kanë pranuar informacionet e sakta për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë. Kriteret për pranueshmërinë e nxënësve PISA kanë qenë: nxënësit e lindur nga 01.01.2005 dhe 31.12.2005.

Nga gjithsejt 15 vjeçarët e komunës sonë 192 nxënës janë përzgjedhur për t`iu nënshtruar këtij testi i cili u realizua sipas datave në vijim:

– Me datë 16.05.2022 testit iu nënshtruan nxënësit e Gjimnazit “Jeta e Re”, ”Sadri Duhla”, “Bajram Curri” dhe “Dëshmorët e Tivarit”;

– Me datë 17.05.2022 testit iu nënshtruan nxënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit”, “Abdyl Ramaj” dhe “V.P.Shkodrani”;

– Me datë 18.05.2022 testit iu nënshtruan nxënësit e shkollës “Skënder Luarasi”, “Edit Durham”, dhe “Naum Veqilharxhi”.

Poashtu në këtë proces janë përfshirë edhe mësimdhënësit e fushave të caktuara dhe drejtorët e shkollave.

Pyetësori i drejtorit dhe mësimdhënësve kanë siguruar informacione që vërtetojnë përgjigjet, ku kanë dhënë informacione kryesore mbi mësimin në klasë dhe kanë pasqyruar prejardhjen arsimore të mësimdhënësve, trajnimet dhe përvojat e tyre. Pyetësorët janë plotësuar në internet duke përdorur një procedurë të sigurt për hyrje.

Në të gjitha shkollat pjesëmarrëse në testim janë caktuar koordinatorët e shkollave te cilët kanë punuar me nxënësit në parapërgatitjet pët testim ndërsa Drejtoria e Arsimit ka ndihmuar në këtë proces në takimet e shpeshta me koordinatorët e shkollave, pranimin dhe dorëzimin e udhëzimeve mbi Pyetësorin e shkollës dhe pyetësorin e mësimdhënësit së bashku me material të tjera informuese, të caktuara nga DVSM.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Bajselmani u ka uruar suksese në punë dhe rezultate në këtë testim.