Suharekë, publikohet planifikimi i aktiviteteve në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”
- 29.11.2022

Komuna e Suharekës ditë më parë ka filluar aktivitetet në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”.
Në këto takime është bërë e ditur se kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nënkryetarja, Mihrije Suka, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi, zyrtar policor e zyrtar të tjerë komunal.
Ndërsa, gjatë ditës së martë Komuna e Suharekës ka njoftuar për planifikimin e aktiviteteve në kuadër të kësaj fushate e cila ka filluar nga 24 nëntori dhe pritet të zgjatë deri më 10 dhjetor të këtij viti, raporton SuharekaOnline.
Sipas planifikimit që ka publikuar komuna bëhet e ditur se takimi radhës i cili është i organizuar nga Policia e Kosovës në Suharekë do të mbahet 01 dhjetor 2022 dhe fillon nga ora 10:00.
Tema e këtij takimi i cili do të mbahet në SHMP “Avdyl Rama” në Shirokë do të jetë “Dhuna në bazë gjinore”.

