Suharekë, promovohet libri ”Anembanë”

06.05.2021

Brenda hapësirës së Qendrës Rinore në Suharekë, në mesin e familjarëve, miqëve e shumë autorëve sot është promovuar libri ”Anembanë” nga grupi letrar ”Shqipet tona” me iniciator Qendrim Gashi nga Suhareka. Në promovimin e këtij libri i cili përmbanë poezi, prozë dhe ese të ndryshme, autorët e të cilit kryesisht janë të rinjë i pranishëm […]

Suharekë, promovohet libri ”Anembanë” Foto: Ilustrim

Brenda hapësirës së Qendrës Rinore në Suharekë, në mesin e familjarëve, miqëve e shumë autorëve sot është promovuar libri ”Anembanë” nga grupi letrar ”Shqipet tona” me iniciator Qendrim Gashi nga Suhareka.

Në promovimin e këtij libri i cili përmbanë poezi, prozë dhe ese të ndryshme, autorët e të cilit kryesisht janë të rinjë i pranishëm ka qenë edhe zv. ministri i Ministrisë së Kulturës, Sejnur Veshall i cili në fjalën e tij ka uruar autorët e këtij libiri ku edhe është shprehur se aktivitete të tilla duhet të ketë më shumë në vendin tonë dhe të përkrahën nga Ministria e Kulturës.

Poashtu, në promovimin e librit i cili mbanë titullin ”Anembanë” e pranishme ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila në fjalën e saj ndër tjerash ka se Komuna e Suharekës me kapacitetet që ka gjithmonë do t’i mbështes aktivitetet e tilla.

”Unë jam këtu sot për ta mbështetur iden e Qendrim Gashit, librin me një titull të shkëlqyeshëm sepse ka mbledh autor anë e mbanë vendit. Në emrin e kryetarit të komunës, Bali Muharremaj ju them që të gjithë krijuesit e ri do të mbështeten nga komuna me të gjitha kapacitetet që i kemi. Librat gjithmonë na freskojnë mendjen, ato afrojnë njerzit, andaj ne si komunë do të përkushtohemi që të plotësojmë kushte, do të kujdesemi që të mbushim bibliotekën me libra e tituj të ri” ka thënë Suka.

Poashtu, autori Qendrim Gashi me emocione gezimi për promovimin e këtij libri ka rrëfyer para të gjithëve se grupi letrat ”Shqipet tona” këtë nisëm e ka marr në tetor të vitit të kaluar nga vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, ku edhe ka treguar se në mars të këtij viti kanë vendosur që ta botojnë librin ”Anembanë”.

Në mesin e shumë autorëve, 8 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës, emrat e të cilëve mund t’i lexoni më poshtë:

  1. Artina Ndrecaj
  2. Antika Elshani
  3. Feim Bllaca
  4. Mirishahe Elshani
  5. Qendrim Gashi
  6. Sazan Zyba
  7. Xhemajl Kolgeci
  8. Rifadie Lubovci

I kënaqur me shkrimet e këtyre autorëve ishte ndarë redaktori i këtij libri, Dan Ibrahimi i cili gjatë promovimit të librit tha se në këtë libër kishte pasur pak punë gjë të cilën nuk e kishte menduar pasi që kjo gjë nuk i ka ndodhur në librat e shkruar nga autorët të cilët janë më të mëdhenjë.

E ëmbëlsia e këtij promovimi ishte një 13 vjeçare e cila vinte nga qyteti i Tiranës, Sibora Huda.

Huda në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se ajo është autore tashmë e 4 librave të cilët mbajnë titujt ”Ditari im”, ”La dolce voce” që në shqip do të thotë ”Zëri i ëmbël” dhe libri ”Zërat e një Qyteti”, ndërsa në librin ”Anembanë” ajo ka zgjedhur të botojë poezinë e saj ”E nesërmja mund të pres”.