Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

31.07.2021

Të premtën rreth orës 13:00 në parkun e qytetit patrulla e Policisë së Kosovës kishte hasur te dy fëmijë të cilët ishin sulmuar nga babai i tyre. Dy të miturve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa babai i tyre është arrestuar. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike […]

Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai Foto: Ilustrim

Të premtën rreth orës 13:00 në parkun e qytetit patrulla e Policisë së Kosovës kishte hasur te dy fëmijë të cilët ishin sulmuar nga babai i tyre.

Dy të miturve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa babai i tyre është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur 17 dhe 15 vjeç.

Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parkun e qytetit dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.