Suharekë, po vazhdon aplikimi nga fermerët për subvencione

10.05.2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin nëpër të gjitha Komunat e Kosovës, nga data 26 prill deri më 25 maj 2022, për të aplikuar për subvencione për kultura të ndryshme bujqësore. Komuna e Suharekës është duke vazhduar me aplikime për feremerët e komunës sonë, e që pritet të jenë diku rreth […]

Suharekë, po vazhdon aplikimi nga fermerët për subvencione Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin nëpër të gjitha Komunat e Kosovës, nga data 26 prill deri më 25 maj 2022, për të aplikuar për subvencione për kultura të ndryshme bujqësore.

Komuna e Suharekës është duke vazhduar me aplikime për feremerët e komunës sonë, e që pritet të jenë diku rreth 1200-1300 aplikime.

Drejtori i Bujqësisë në komunën tonë, Ardian Kotorri sot ka vizituar zyret e drejtorisë në fjalë, për të parë nga afër formën e aplikimit nga fermerët, e duke i’u uruar atyre suksese në aplikim e punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore.

Feremrët dhe zyrtarët, i kanë falënderuar nënkryetaren dhe drejtorin për interesimin ndaj tyre e veçanërisht ndaj fermerëve, në këtë fazë të rëndësishme për ta.

Vlen të theksohet se të shtunet e ardhshme, do të jenë ditë pune për t’i dalur në ndihmë fermerëve që të aplikojnë të gjithë me kohë.