Suharekë, përzë gruan dhe fëmijët nga shtëpia, gjatë bastisjes i gjendet armë zjarri
Përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve, numri i rasteve të dhunës vazhdon të jetë i lartë. 11:30 Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe […]
Përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve, numri i rasteve të dhunës vazhdon të jetë i lartë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Komunën e Suharekës.
Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 22:25, në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijë e tij.
Ndërsa, njësitet policore gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82 fishekë.
Me urdhë të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur PK-ja.