Suharekë, përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshje, arrestohen dy persona

10.03.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë përleshur fizikisht në mes vete. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 09:30 në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë. Policia e Kosovës tutje ka bërë të ditur […]

Suharekë, përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshje, arrestohen dy persona Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 09:30 në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë.

Policia e Kosovës tutje ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhavit Sylaj, Suharekë 09.03.2022. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur PK-ja.