Suharekë, për dy javë mbi 380 tiketa për kundërvajtje në trafik

01.07.2021

Policia e Kosovës është duke apeluar vazhdimisht për respektim të rregullave në komunikacion. Por, shumë drejtues të automjetëve shpesh herë edhe nuk po i respektojnë këto rregulla, duke filluar nga tejkalimi i shpejtësisë së lejuar e shumë rregulla të tjera. Ky mosrespektim i rregullave po çon deri te ndodhja e aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej […]

Suharekë, për dy javë mbi 380 tiketa për kundërvajtje në trafik Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës është duke apeluar vazhdimisht për respektim të rregullave në komunikacion.

Por, shumë drejtues të automjetëve shpesh herë edhe nuk po i respektojnë këto rregulla, duke filluar nga tejkalimi i shpejtësisë së lejuar e shumë rregulla të tjera. Ky mosrespektim i rregullave po çon deri te ndodhja e aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë me fatalitet.

E për këtë Policia e Kosovës është duke shqiptuar vazhdimisht tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Madje tash e disa ditë policia po gjobit shoferët edhe përmes argumenteve si fotografi apo video në rrjete sociale.

Shqiptimi i tiketave për kundërvajtje në trafik po bëhen edhe në Komunën e Suharekës.

Vetëm në dy javët e fundit të muajit qershor, policia në Suharekë shqitoi hiç më pak se 387 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Kështu ka bërë të ditur komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj në takimin e sigurisë lokale të mbajtur gjatë ditës së sotme, e udhëhequr nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka.